• e enjte, 03 tetor 2024

Arrestohet hajduti i druve nga rrethina e Shkupit

Arrestohet hajduti i druve nga rrethina e Shkupit

Shkup, 12 qershor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të Stacionit policor Draçevë dje e kanë privuar nga liria I.SH (29) nga f. Ekllovë-Shkup.

"Rreth orës 11:00 në rrethinën e f. Ellovë ai është kapur gjatë prerjes së druve për ngrohje me sharrë motorike, kurse pasi i ka vërejtur nëpunësit policorë ai është arratisur. Drutë dhe sharra motorike janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Policisë së Pyjeve, kurse pas masave të ndërmarra I.SH. është gjetur dhe është privuar nga liria", njofton MPB-ja.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR