Zjarr në lagjen Gjorqe Petrov
- Qendra për menaxhim me kriza njofton se në numrin 112 është marrë një denoncim për zjarr në lagjen Gjorçe Petrov në anën e majtë të lumit Vardar.
- Post By Melahat Baftija
- 12:44, 8 tetor, 2023

Shkup, 8 tetor 2023 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza njofton se në numrin 112 është marrë një denoncim për zjarr në lagjen Gjorçe Petrov në anën e majtë të lumit Vardar.
Nga aty theksojnë se tashmë ka intervenuar Njësiti territorial zjarrfikës i Qytetit të Shkupit.
"Në QMK në numrin 112 është pranuar një denoncim për zjarr në lagjen “Gjorçe Petrov”, afër urës, përballë pompës së benzinës “Makpetrol”, në anën e majtë të lumit Vardar. Aty pranë ka shtëpi. NJZT Shkup është njoftuar, tashmë janë duke intervenuar dhe me gjasë së shpejti do të shuhet", thonë nga QMK. mb/
Foto: MIA