• e diel, 24 nëntor 2024

МIА Paralajmërime МКD

МIА Paralajmërime МКD

11 tetor 2024 

 Shkup/Kumanovë/Prilep - Festimi i Ditës së Kryengritjes Popullore - 11 Tetori:

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë fjalim në akademinë solemne nën patronatin e saj. (Muzeu i Luftës së Maqedonisë për Pavarësi/13:00, mbërritja e mediave/12:45) 

Shkup - Delegacioni qeveritar në përbërje të ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ministres së Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe zëvendëskryeministrit për Sistem Politik Ljupço Dimovski do të vendosin lule në varrezat partizane në Butel (10:30) dhe para monumentit "Çlirimtarët e Shkupit" para Qeverisë.(11:30) 

 Kumanovë - Delegacioni qeveritar në përbërje  të ministrit të Administratës Publike Goran Minçev, ministrit të Sportit Borko Ristovski dhe zëvendësministrit për Transformim Digjital Radosllav Nastasijeviq Varxhiski do të vendosin lule në monumentin përkujtimor në Kumanovë. (10:00)

Prilep - Delegacioni qeveritar në përbërje të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski, zëvendësministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska dhe zëvendësministrit të  Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski do të vendosin lule para përmendores së Metodija Andonov - Çento, para monumentit të Kuzman Josifovskit - Pitu dhe Mogilla e të Pamposhturve. (9:30) 

 Shkup - Komisioni për ndarjen e Çmimit Shtetëror "11 Tetori" do ta ndajë Çmimin Shtetëror "11 Tetori" për vitin 2024 për mirënjohjen më të lartë të veprës jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik të  Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Kuvendi, Salla e Kristalltë/12:00, kameramanë dhe fotoreporterë)

 Shkup - Konferencë për shtyp e Bashkimit Demokratik për Integrim. (Selia e BDI-së, Çair/12:00)

 __________________________________________________________ 

***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nlse vjend eri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR