• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Menaxheri i Çellzit: Nuk kam detyrë për një vendosje të detyrueshme në top 4

Menaxheri i Çellzit: Nuk kam detyrë për një vendosje të detyrueshme në top 4

 Londër, 29 tetor 2024 (MIA)  - Enco Mareska ka ripërsëritur se shefat e ekipit nuk e kanë ngarkuar me detyrë për plasman të detyrueshëm në top 4 dhe ka insistuar sërish se ai është në ekip për të ndërtuar një projekt afatgjatë gjatë viteve të ardhshme.

"Tashmë kam thënë se klubi nuk më ka vendosur asnjëherë një renditje në top 4 si qëllim. Nga takimi ynë i parë me shefat, më thanë se synimi është të ndërtojmë një projekt afatgjatë në katër ose pesë vitet e ardhshme. Punojmë çdo ditë dhe sigurisht që do të bëjmë maksimumin për të arritur diçka të rëndësishme", deklaroi Mareska në një konferencë për shtyp.

 Të dielën, Çellzi mundi Njukasllin me 2:1, dhe dy ekipet do të takohen sërish nesër, por në ndeshjen e 1/16-tës nga Karabao kupën.

Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR