• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komiteti për punë të jashtme i Senatit të SHBA-së votoi propozim ligj për luftë kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

Komiteti për punë të jashtme i Senatit të SHBA-së votoi propozim ligj për luftë kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

Uashington, 17 prill 2024 (MIA) - Komiteti për punë të jashtme i Senatit amerikan votoi ligj i cili ka për qëllim t'i rrisë tregtinë dhe investimet mes SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor, dhe të ndihmohet në luftën kundër korrupsionit.

Senatorja demokrate nga Nju Hempshir, Xhin Shahin dhe senatori Roxher Viker, republikan, autorë të ligjit që është prej vitit 2022, e përshëndetën votimin e tij. Bashkësponzorë janë senatorët Tom Tilis, Dik Durbin, Ben Kardin, Kris Van Holen dhe Kris Marfi.

"Komiteti për punë të jashtme pranë Senatit të SHBA-së sot dërgoi porosi për përkushtim të ripërtërirë të vendeve nga Ballkani Perëndimor me avancim të legjislaturës sime dypartiake", deklaroi Shahin.

Sipas saj, ky projekt ligjor i kushton vëmendje mundësisë për thellim të përkushtimit të SHBA-së në investime në rajon, përmes përforcimit të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik dhe ashprësimit të veglave për përballje me ndikimet dashakeqe, korrupsionin dhe përpjekjet e tjera të cilat tentojnë t'i minojnë aspiratat demokratike të rajonit.

Krahas çrrënjosjes së korrupsionit, në ligj ceket edhe se SHBA-ja i njeh gjuhët e Ballkanit Perëndimor dhe se do të vazhdojë ta mbështesë trashëgiminë kulturore në rajon.

Propozimi thotë se "korrupsioni vazhdon të jetë sfidë e rëndë për Ballkanin Perëndimor dhe paraqet një prej pengesave më të mëdha për zhvillim të mëtutjeshëm ekonomik dhe politik në rajon".

Ceken edhe fushatat për dezinformim, të kahëzuara drejt Ballkanit Perëndimor të cialt e rrezikojnë "kredibilitetin e institucioneve perëndimroe demokratike dhe integritetit të zgjedhjeve nacionale".

Shahin, kryesuese e Nënkomitetit për Evropë dhe bashkëpunim rajonal të sigurisë, është lidere kongresiste për politikën e SHBA-së ndaj Ballkanit.

Shahin, së bashku me senatorin demokrat nga Verminti, Piter Uellç dhe senatorët republikanë nga Nebraska dhe Karolina Veriore, Pit Rikets dhe Tom Tilis, muajin e kaluar sponozrizuan rezolutë në Senat sipas të cilës SHBA-ja e mbështetë inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Në rezolutë, Senati u bëri thirrje presidentit dhe sekretarit të Shtetit, si dhe aleatëve evropianë, të angazhohen për hapje të klasterit të parë negociues të BE-së me Maqedoninë e Veriut, pas kushte të tjera bilaterale. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR