• e premte, 02 janar 2026

Uji për pije në Shkup është i sigurt dhe cilësor

Uji për pije në Shkup është i sigurt dhe cilësor

Shkup, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë të dhënat e analizave të bëra në 185 mostra nga 41 vende matëse.

"Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 22.12.2025 deri më 26.12.2025 mori 185 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 185 mostra për analiza mikro-biologjike të ujit për pije nga 41 vende matëse në Qytetin e Shkupit", qëndron në kumtesën e NP Ujësjellës dhe Kanalizim.

Ndërmarrja Publike, siç citojnë, me qëllim të informimit më të mirë të qytetarëve në Qytetin e Shkupit këto të dhëna i publikon në raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit për pije, të marrë nga analizat e zbatuara në Sektorin për Kontroll Sanitar. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR