Britania do të bashkëpunojë me Belgjikën, Bullgarinë dhe Serbinë në luftën kundër trafikimit ilegal me njerëz
- Post By Fami Bajrami
- 13:25, 5 tetor, 2023
Londër, 5 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, sot do të negociojë për bashkëpunim me Belgjikën, Bullgarinë dhe Serbinë në luftën kundër krimit të organizuar që ka të bëjë me migrimin ilegal.
Në samitin e Unionit politik evropian (UPE) në Granadë, Sunak do të bëjë thirrje për veprime të koordinuara për zgjidhjen e migracionit ttë ritur të paligjshëm në Evropë, kumtoi Kabineti i tij.
"Numri i migrimeve të paligjshme në Evropë është më i larti në dhjetë vitet e fundit. Me mijëra njerëz që vdesin në det, të inkurajuar nga trafikantët, situata është edhe jomorale dhe e paqëndrueshme... Nuk mund të lejojmë grupet kriminele të vendosin se kush vjen në brigjet e Evropës", tha Sunak në një deklaratë përpara takimit.
Sunak do të kryesojë me takimin me kryeministrin italian Xhorgja Meloni në margjinat e samitit të UPE, ku do të diskutohet aksioni i përbashkët në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar. si/mb/
Foto:Arkivi i MIA-s