• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është zvogëluar niveli i Liqenit të Ohrit

Është zvogëluar niveli i Liqenit të Ohrit

Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Për një centimetër është ulur niveli i ujit në Liqenin e Ohrit, ndërsa nivelet në dy liqenet e tjera natyrore në vend janë njejtë si dje, tregojnë rezultatet nga matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Me atë, niveli i Liqenit të Ohrit është për 15 centimetra më i ulët nga mesatarja disavjeçare për muajin gusht. Më të ulët se emsatarja janë nivelet në Liqenin e Dojranit dhe të Prespës. Niveli i ujit në Liqenin e Dojranit është 48 centimetra nën minimumin e dakorduar, ndërsa niveli në Liqenin e Prespës është 11 centimetra nën minimumin e paraqitur absolut të regjistruar.

Niveli i ujit, ndërkaq, në shumicën e lumenjve është më i lartë nga mesatarja. Në krahasim me dje, rritje më të madhe të nivelit prej 32 centimetrave ka lumi Vardar në vendin matës afër jegunovcit, ndërsa ulje më të madhe prej 28 centimetrave sërish ka Vardari, por në vendin matës afër velesit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR