Është zgjedhur ndërmarrja që do të ndërtojë garazhet në kate në Qendrën klinike, konfirmoi Taravari
- Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot ka konfirmuar se është përzgjedhur kompania që do të ndërtojë garazhet në kate në Qendrën Klinike "Nënë Tereza", me të cilën këto ditë duhet të nënshkruhet kontrata për fillimin e realizimit të projektit.
- Post By Fami Bajrami
- 16:02, 24 shkurt, 2025
Shkup, 24 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot ka konfirmuar se është përzgjedhur kompania që do të ndërtojë garazhet në kate në Qendrën Klinike "Nënë Tereza", me të cilën këto ditë duhet të nënshkruhet kontrata për fillimin e realizimit të projektit.
"Po, tenderi ka mbaruar. Komisioni shqyrtoi të gjitha dokumentet. Jam i informuar se çdo gjë është në rregull dhe shpresoj që do të nënshkruhet këto ditë", tha Taravari, por nuk e zbuloi emrin e kompanisë në pyetjet e gazetarëve pas promovimit të pajisjeve të reja mjekësore për repartin e Urologjisë në Klinikën kirurgjike "Sh. Naumi i Ohrit".
Qeveria në seancën e 20 gushtit ka marrë vendim që të zbatohet procedura për ndërtimin e garazheve të montuara në kate në Qendrën klinike universitare – kompleksi klinik "Nënë Tereza”, Shkup, me çka duhet të zgjidhet kaosi i komunikacionit në Qendrën Klinike.
Është formuar Komision për zbatimin e procedurës për ndarjen e kontratës për krijimin e partneritetit publiko-privat për ndërtimin e garazheve të montuara në kate në kompleksin e Klinikës. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s