• e premte, 05 dhjetor 2025

Është vrarë në Lviv ish kryetari i Parlamentit ukrainas

Është vrarë në Lviv ish kryetari i Parlamentit ukrainas

Kiev, 30 gusht 2025 (MIA) – Andrij Parubij, politikan ukrainas i cili ishte kryetar i Radës Supreme dhe luajti rol të rëndësishëm në revolucionin në Euromajdan, sot është vrarë në Lviv. 

Policia kombëtare paraprakisht njoftoi se një politikan ishte vrarë pas të shtënave në qytetin perëndimor ukrainas. Irina Herashçenko, deputete e partisë Solidariteti Evropian, pastaj për Kiev Indipendent konfirmoi se viktima ishte Parubij. 

“Ministri i Punëve të Brendshme, Igor Klimenko dhe kryeprokurori shtetëror Rusllan Kravçenko sapo më njoftuan për rrethanat e para të njohura të vrasjes së tmerrshme në Lviv. Është vrarë Andrij Parubij", njoftoi presidenti ukrainas Volodomir Zelenski në rrjetet sociale dhe shprehu ngushëllime. 

“Të gjitha burimet e nevojshme janë përfshirë në hetimin dhe kërkimin pas vrasësit”, shtoi Zelenski. 

Autoritetet pranuan thirrje për intervenim urgjent rreth mesditës pas të shtënave në zonën jugore të qytetit Frankivski në Lviv, njoftoi policia. Viktima ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Zyrtarët nuk dhanë komente për të dyshuar të mundshëm ose motivin e krimit. fc/

Foto: Parubij në Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR