Është ulur paralajmërimi për cunami në Havai, komunikacioni ngadalë po kthehet në normale
- Paralajmërimi për cunami në Havai është zvogëluar, kumtoi Qendra e paqësorit për paralajmërim për cunami.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:20, 30 korrik, 2025
Honolulu, 30 korrik 2025 (MIA) - Paralajmërimi për cunami në Havai është zvogëluar, kumtoi Qendra e paqësorit për paralajmërim për cunami.
Kjo do të thotë se ekziston mundësia për valë të fuqishme, vërshime më të vogla dhe rryma të fuqishme, por nuk pritet cunami i madh.
"Të evakuuarit mund të kthehen në shtëpi", kumtoi guvernatori i Havait, Xhosh Grin.
Njerëzit këshillohen të jenë të kujdesshëm në trafik, ndërkaq njëkohësisht të kenë kujdes për vërshime në disa rajone.
Ndërkohë, reparti i havait për transport kumtoi se janë ripërtërirë fluturimet në aeroportin ndërkombëtar Honolulu. Agjencia e Havait për menaxhim me situata të jashtëzakonshme (EMA) paralajmëroi se sërish do të hapen edhe portet detare. ab/
Fotо: ЕМА në Х