• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është sjellë vendimi për pagesë të të gjitha rrogave të mbetura për të punësuarit në Pyjet nacionale

Është sjellë vendimi për pagesë të të gjitha rrogave të mbetura për të punësuarit në Pyjet nacionale

Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme të 13-të solli vendim në pajtim me ribalancin e miratuar të Buxhetit t'u paguhen të gjitha rrogat e mbetura të punësuarve në Pyjet nacionale, me çka, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, zgjidhet problemi i 2.000 të punësuarve në Pyjet nacionale.

Në mbledhje, Qeveria solli disa vendime dhe zgjidhje, mes të cilave edhe për përpunimin e dokumentacionit projektues për ndërtim të qarkores në Kavadar, zbatimin e procedurës për ndarje të marrëveshjes për vendosje të Partneritetit publiko-privat për ndërtim të garazhave montuese në Qendrën klinike universitare - Kompleksi i klinikave "Nëna Terezë" Shkup dhe disa zgjidhje kadrovike. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR