Është shuar zjarri në bar të thatë dhe kashtë në afërsi të pikëpagesës Romanovc
- Zjarrfikësit nga njësia zjarrfikëse territoriale e Kumanovës kanë shuar zjarrin në barin e thatë dhe kashtën në të dyja anët e pikëpagesës, informuan sot nga NJTZ Kumanovë.
- Post By Ramize Qamili
- 14:55, 12 gusht, 2025
Kumanovë, 12 gusht 2025 (MIA) - Zjarrfikësit nga njësia zjarrfikëse territoriale e Kumanovës kanë shuar zjarrin në barin e thatë dhe kashtën në të dyja anët e pikëpagesës, informuan sot nga NJTZ Kumanovë.
"Zjarri i parë ishte para pikëpagesës, mbi ish 'barakat' në lagjen 'Tode Mendo', duke djegur bar të thatë dhe kashtë. Kanë shuar zjarrin dy ekipe me dy automjete zjarrfikëse nga ora 9:40 e mëngjesit deri në orën 13:00. Zjarri i dytë ishte në anën tjetër nga pompa e benzinës dhe po shuhej nga një ekip me një makinë zjarrfikëse nga ora 12:05 deri në orën 13:20", informoi shefi i NJTZ Kumanovë, Dejan Ilievski.
Shoferët në autostradën Kumanovë-Shkup dhe Kumanovë-Tabanoc reaguan se është zvogëluar dukshmëria për shkak të tymit. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s