Është shpallur konkurs publik për mbështetje ekonomike për energji të shpenzuar elektrike për konsumatorët e ndjeshëm në vitin 2025
- Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale e shpalli konkursin publik për mbështetje financiare për energji të shpenzuar elektrike për konsumatorët e ndjeshëm në vitin 2025.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:47, 4 gusht, 2025
Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale e shpalli konkursin publik për mbështetje financiare për energji të shpenzuar elektrike për konsumatorët e ndjeshëm në vitin 2025.
Konkursi, siç kumtoi Ministria, është shpallur në pajtim me Programin për mbrojtje të konsumatorëve të ndjeshëm të energjisë për vitin 2025, çublikuar në "Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 154/25, me të cilin Ministria siguroi gjithsej 42.3 milionë denarë mbështetje financiare.
Të drejtë mbështetjeje kanë amvisëritë me një apo më shumë persona me pengesa të rënda apo të thella intelektuale, me pengesa më të rënda fizike, persona tërësisht të verbër dhe të shurdhët, shfrytëzues të kompensimit të posaçëm për shkak të pengesës me 26 vite moshë, ndërkaq pa marrë parasysh moshën e pleqërisë, në pajtim me nenin 44 të LKigjit për mbrojtje sociale, neto të ardhurat e prëgjithshme të të cilëve të tatimimit mujor në pajtim me Ligjin për tatimin e të ardhurave personale të anëtarëve të amvisërive në vitin 2024 nuk e tejkalojnë shumën prej: 24.500,00 denarë për amvisëri njëanëtarëshe, 42.000, 00 denarë për amvisëri me dy anëtarë, 60.000, 00 denarë për amvisëri me tre anëtarë dhe 80.000,00 denarë për amvisëri me katër apo më shumë anëtarë, duke mos e llogaritur kompensimin e posaçëm në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale.
Gjatë përllogaritjes së të ardhurave të përgjithshme të amvisërisë e cila i nënshtrohet tatimimit në nivel mujor në pajtim me ligjin për tatim të të ardhurave personale, kompensim për shkak të pengesës, nuk llogaritet gjatë përllogaritjes së neto të ardhurave të përgjithshme të amvisërisë. Për një konsumator të ndjeshëm nga pika 1 nga ky konkurs publik nuk konsiderohet personi i cili e shfrytëzon të drejtën e invalditetit civil apo ushtarak.
Personat me kategoritë nga pika 1 nga ky konkurs përfitojnë mbështetje financiare përmes uljes së faturës mujore për energji të shpenzuar elektrike në shumë prej 1000,00 denarë në muaj, llogaritur nga dita e parashtrimit të kërkesës, në kohëzgjatje prej 12 muajve.
"Gjithsej do të shpërndahen: 2. 300. 000,00 denarë nga mjetet e përgjithshme do t'u dedikohen amvisërive në të cilët jeton perosni/personat me pengesa të rënda apo të thella intelektuale, 19.000.000,00 denarë nga mjetet e përgjithshme do t'u dedikohen amvisërive në të cilën jetoj personi/personat me pengesa më të rënda fizike, 9.000.000,00 denarë nga mjetet e përgjithshme do t'i dedikohen amvisërisë në të cilën jeton një person tërësisht i verbër dhe 12.000.000,00 denarë nga mjetet e prëgjithshme do t'u dedikohen amvisërive në të cilën jeton një person tërësisht i shurdhër", qëndron në kumtesë.
Nga Ministria shtojnë se nuk u tkaon mbështetja personave me invalididtet civil apo ushtarak apo të vendosur për më shumë se 30 ditë në ndonjë institucion.
Afati për aplikim në konkursin publik është 30 ditë nga dita e shpalljes së konkursit publik.
Kërkesa parashtrohet me formular të plotësuar i cili është i kapshëm në arkivin e Minsitrisë apo në www.energy.gov.mk, ku janë cekur edhe të gjitha dokumentet e tjera të cilat janë të detyrueshme t'i bashkangjiten kërkesës. Për atë se cilat dokumente janë të nevojshme për secilin grup të kërkuesvbe shikoni në https://portal.mdt.gov.mk/post-body-files/izvestuvanja-file-3m6z.pdf
Dokumentet janë të kapshme në arkivin Minsitrisë apo mund të sigurohen përmes faqes së internetit të minsitrisë: www.energy.gov.mk.
Në kumtesë shtohet se komisionet e prëbëra nga tre anëtarë do t'i shqyrtojnë kërkesat, do të bëjnë kontrollimin përmes institucioneve kompetente dhe do të propozojnë vendime drejtuar ministrit. Mbështetja fillon nga muaji pas shpalljes së listës së shfrytëzuesve dhe përllogaritet në faturën mujore të rrymës.
Dy faura të njëpasnjëshme të papaguara mund të çojnë drejt anulimit të vendimit për mbështetje. ab/
Foto: МIА arkivi