• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është shpallur konkurs për "Nismën për universitete evropiane" për vitin 2024 në kuadër të Erasmus+

Është shpallur konkurs për

Bruksel, 4 tetor 2023 (MIA) - Komisioni Evropian ka publikuar Konkurs në kuadër të Programit Erasmus+ për "Nismën për universitete evropiane" për vitin 2024 në të cilin mund të aplikojnë asociacione të institucioneve të arsimit të lartë për zbatimin e programeve studimore përmes të cilave studentët e tyre do të mund të kombinojnë studime në fakultete në disa vende evropiane. 

Qëllimi i Nismës është lidhje e gjeneratës së re të evropianëve të aftë që të studiojnë dhe punojnë në vende të ndryshme evropiane, në gjuhë të ndryshme dhe në sektorë dhe diciplina të ndryshme akademike. Ky Konkurs  i pestë me radhë për këtë Nismë do të zgjasë deri më 6 shkurt 2024.

KE-ja ka për qëllim që në kunkursin e ri të zgjidhen të paktën 60 asociacione të universiteteve evropiane të cilët do të bashkonin mbi 500 institucione të arsimit të lartë.

Me rastin e publikimit të Konkursit, nënkryetari i Komisionit Evropian për mënyrën evropiane të jetës, Margaritis Shinas deklaroi se asociacionet e universiteteve evropiane u mundësojnë gjeneratave të reja ta ndjejnë Evropën si realitet. 

Ai përkujtoi edhe se studentët e përfshirë me këtë Nismë do të marrin diplomë të përbashkët evropiane, të njohur në Evropë, si simbol i zhvillimit të "këtyre aftësive të së ardhmes". 

Eurokomisarja për inovacione, hulumtim kulturë, arsim dhe rini, Iliana Ivanova theksoi se kjo Nismë është reflektim i përkushtimit të fuqishëm të BE-së drejt universiteteve evropiane. fc/

Fotografia: Komisioni Evropian

QËNDRONI TË LIDHUR