• e martë, 26 nëntor 2024

Është shpallur fatkeqësi natyrore nga breshëri dhe vërshimet në Dellçevë

Është shpallur fatkeqësi natyrore nga breshëri dhe vërshimet në Dellçevë

Dellçevë, 9 qershor 2023 (MIA) - Këshilli i Komunës së Dellçevës në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme ka shpallur fatkeqësi natyrore për shkak të vërshimeve dhe breshërit. Në seancë u mor vendim për formimin e Komisionit për vlerësimin e dëmeve, si dhe konkluzion për publikimin e thirrjes publike përmes së cilës qytetarët do të njoftohen për procedurën e raportimit të dëmeve. Me rastin e vlerësimit dhe përcaktimit të masës së dëmit, siç theksoi kryetari i Këshillit, Goce Popov, Komisioni do të zbatojë Metodologjinë për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe aksidentet tjera.

"Dëmet e vlerësuara regjistrohen nga Komisioni në formularët dhe tabelat e përcaktuara sipas Metodologjisë. Në punën e tij, komisioni do të bashkëpunojë me organet kompetente shtetërore, institucionet shkencore dhe profesionale dhe nëse është e nevojshme do të angazhojë edhe ekspertë fusha përkatëse pas marrjes së pëlqimit paraprak nga kryetari i Komunës së Dellçevës. Vlerësimi dhe përcaktimi i masës së dëmit përfshin llojin, vëllimin dhe masën e dëmit të shprehur në natyrë dhe tregues të vlerës, sipas sipërfaqes, veprimtarisë, pronës, pronësisë, kohës dhe arsyes së paraqitjes së dëmit", tha Popov.

Komisioni për punën e tij është i obliguar të përgatisë Raport për vlerësimin e dëmeve në formë të raportit në përputhje me Metodologjinë për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera dhe ta dërgojë për shqyrtim dhe miratim në Këshillin e Komunës së Dellçevës dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky Vendim, siç është shtuar në Këshill, hyn në fuqi ditën e miratimit dhe do të publikohet në “Gazetën Zyrtare të Komunës së Dellçevës”.

Mbajtja e seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Dellçevës është nisur nga stuhia e përcjellë me reshje të dendura shiu dhe breshër dhe vërshime të objekteve dhe infrastrukturës që ka përfshirë qytetin e Dellçevës dje pasdite në periudhën nga ora 17:30 deri në ora 18:30. 

Në seancë, përfaqësues nga të gjitha institucionet kompetente informuan për masat dhe aktivitetet e ndërmarra në drejtim të mbrojtjes së pronës së qytetarëve, si dhe masat e marra për riparimin e dëmeve në objektet individuale dhe administrative nga vërshimet dhe dëmtimet në infrastrukturën rrugore. ls/

Foto: MIA

Фото: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR