Është shkarkuar Sasho Drango, në vendin e tij në "Rrugët e Maqedonisë" është emëruar Aleksandar Shukovski
- – Sasho Drango është shkarkuar nga funksioni zëvendësdrejtor i NP “ Rrugët e Maqedonisë”, ndërsa në vendin e tij është emëruar Aleksandar Shukovski, ekonomist nga Resnja.
- Post By Fitore Curri
- 10:26, 5 mars, 2025

Shkup, 5 mars 2025 (MIA) – Sasho Drango është shkarkuar nga funksioni zëvendësdrejtor i NP “ Rrugët e Maqedonisë”, ndërsa në vendin e tij është emëruar Aleksandar Shukovski, ekonomist nga Resnja.
Për emërimin në funksionin zëvendësdrejtor informoi vetë Shukovski në profilin e tij në Fejsbuk.
“Besimi i dhënë është detyrim i madh, por edhe përgjegjësi, prandaj mund të premtoj, se do të punojë shumë që ta arsyetoj besimin i cili më është dhënë”, shkroi Shukovski.
Shkarkimi i Sasho Drango vjen pasi para rreth dy muajve ishte publikuar një fotografi me një arushë të vrarë, që shkaktoi reagim nga organizata joqeveritare për mbrojtjen e kafshëve “Anima mundi”. Se urgjentisht do të shkarkohet dhe thirret në përgjegjësi nëse konfirmohet faji i tij paralajmëroi edhe kryeministri Hristian Mickoski, ndërsa Prokuroria Themelore Publike në Manastir formoi lëndë në bazë të zërave për të cilën po punon ende. fc/
Fotografia: Profili në Fejsbuk i Shukovskit