• e diel, 22 dhjetor 2024

Është rritur interesimi mes kandidatëve të BE-së për vendin e eurokomisarit për zgjerim

Është rritur interesimi mes kandidatëve të BE-së për vendin e eurokomisarit për zgjerim

Bruksel, 4 qershor 2024 (MIA) - Shumë vende anëtare të BE-së kanë shfaqur interesim që përfaqësuesi i tyre të kryesojë me resorin për zgjerim dhe politikë fqinjësore në përbërjen e re të Komisionit evropian.

Ky resor, i cili përfshin zhvillim të marrëdhënieve me fqinjët e BE-së, sigurimi i perspektivës kredibile për hyrje në Union dhe mbështetje të reformave në vende kandidate për anëtarësim, dhe deri më tani vlente si një më të rëndësishmit në KE, por lufta e Rusisë në Ukrainë dhe ndryshimet në peisazhin gjeopolitik e rritën vetëdijësimin se interesi strategjik i bllokut për fqinjësi stabile dhe të sigurt e tejkalon çështjen për atë se sila do të jetë anëtarja e ardhshme e BE-së.

Rëndësa e resorit është rritur plotësisht me vendimet e BE-së për fillim të negociatave inkuadruese me Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, të cilat u ndërlidhën me vendet të cilat tashmë e filluan procesin negociues - Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Austria, Greqia dhe Suedia haptazi shfaqën interesim për këtë resor, por edhe Hungaria dëshiron me të të vazhdojë të kryesojë eurokomisari aktual për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Oliver Varheji, me çka Budapesta do ta ruante ndikimin ndaj menaxhimit me bisedimet për anëtarësim, para së gjithash të Ukrainës dhe vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Por, disa vende anëtare të BE-së shprehën rezerva ndaj idesë që Varheji apo ndonjë eurokomisar tjetër hungarez ta mbajë atë pozitë, duke cekur se është e pazakontë një vend të kryesojë me resorin e njejtë në dy mandate të njëpasnjëshme të Komisionit evropian. Plotësosht, rezerva drejt vendosjes së "kuadrit të Budapestit" në krye të këtij resori ka edhe për shkak të kërcënimeve të kryeministrit hungarez, Viktor Orban për ngadalësim të negociatave inkuadruese të Ukrainës dhe tentimeve të tij për bllokim të ndihmës për vendin.

Përfaqësues të lartë të BE-së disa herë gjatë periudhës së kaluar e cekën nevojën për përshçejtim të procedurave për pranim të anëtareve të reja në BE, të cilat Komisioni i kaluar evropian i Zhan-Klod Junkerit në thelb i ndaloi, që edhe rerzultoi me stagnim pothuajse dhjetëvjeçar të procesit të zgjerimit.

Burime diplomatike në Bruksel për "Euroaktiv" theksojnë se detyrë kyçe e eurokomisarit për zgjerim dhe politikë fqinjësore në periudhën e ardhshme do të jetë "të përfundojë Ukraina" dhe të reformohen vendet e tjera kandidate për anëtarësim.

Për atë qëllim KE-ja tashmë vendosi Mekanizëm të ri për mbështetje të Ukrainës në ripërtëritjen e saj dhe përgatitjet për anëtarësim dhe e solli Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor, i cili parasheh gjashtë miliardë euro shtesë ndihmë të kushtëzuar për vendet e rajonit dhe integrimin e tyre gradual në strukturat e bllokut. 

Për këtë qëllim KE-ja tashmë vendosi një Mekanizëm të ri për mbështetjen e Ukrainës në rindërtimin e saj dhe përgatitjet për anëtarësim dhe e miratoi Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor, i cili parasheh gjashtë miliardë euro shtesë ndihmë me kusht për vendet nga rajoni dhe integrimin e tyre gradual në strukturat e bllokut.
Përveç çështjes së zgjerimit, peshë shtesë resorit i jep edhe pjesa për politikë fqinjësore me lidhjen e marrëveshjeve për migrim dhe partneritet strategjik me disa vende nga rajoni në Mesdhe.
Për shkak të kësaj, paraqitet edhe mundësia që eurokomisari i ardhshëm për zgjerim dhe politikë të fqinjësis njëherit do të jetë edhe nënkryetari i Komisionit Evropian në detyrë për t'i koordinuar aktivitetet e komisarëve tjerë evropianë lidhur me proceset e negociatave për anëtarësim në BE, në radhë të parë në lidhje me politikat bujqësore dhe kohezive, shpenzimet buxhetore dhe reformat, si dhe në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me vendet fqinje të Unionit.
Sipas burimeve diplomatike, në Bruksel gjatë zgjedhjes së eurokomisarit që do të drejtonte këtë resor veçanërisht i kushtohet vëmendje shmangies së politizimit të mundshëm në procesin e zgjerimit. Në këtë kontekst, kandidati për eurokomisar nga Suedia vlerësohet si "një zgjedhje potencialisht e ndershme" duke e marrë parasysh përvojën e vendit si bashkautor i Partneritetit Lindor dhe punën e tij si kryesues me BE-në në udhëheqjen e procesit të zgjerimit.
Si zgjidhje potencialisht të pranueshme do të ishin edhe kandidatët e disa vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, për shkak të përvojës së tyre personale nga inkuadrimi në BE.
Por kjo nuk vlen për vendet fqinje direkte të shteteve kandidate për anëtarësim për shkak të brengës se kontestet fqinje mund të kenë ndikim ndaj procesit të zgjerimit, si në rastin e Greqisë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ose Poloninë me Ukrainën.
Eurokomisari nga Austria, gjithashtu, nuk konsiderohet si zgjidhje më e lumtur, për shkak të qëndrimit të Vjenës ndaj BeH-së.
"Të gjithë duam një vend të mençur që është përgjegjës, vend i cili nuk do ta linte interesin kombëtar mbi punën që me vullnet të mirë duhet të bëhet në nivel teknik. Nëse atje vendosni kloun që nuk e kupton anën teknike të gjërave dhe ndjeshmërinë e vendeve kandidate për BE-në dhe vendet anëtare, atëherë kemi problem", theksojnë burime diplomatike për "Euraktiv". sa/ab/

Foto:  Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR