• e mërkurë, 09 korrik 2025

Është publikuar thirrja publike për furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë

Është publikuar thirrja publike për furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë

Shkup, 19 qershor 2025 (MIA) – Është publikuar thirrja publike për furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë prej të cilëve 80 do të dedikohen për Qytetin e Shkupit, njoftoi sonte zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Dyzetë autobusët e tjerë do të shpërndahen sipas fizibilitetit ekonomik dhe nevojave reale të çdonjërës nga njësitë e vetëqeverisjes lokale. 

Në intervistë për televizionin Kanal 5, Nikolloski tha se thirrja është publikuar para dy ditëve dhe se autobusët ekologjikë janë një nga gjërat kyçe të cilat i nevojiten kryeqytetit që të ulet ndotja e ajrit. 

Përveç autobusëve ekologjikë, për uljen e ndotjes së ajrit në Shkup, sipas Nikolloskit, nevojitet edhe tren urban dhe tramvaj. 

Vendimi për furnizimin e autobusëve ekologjikë kaloi në mbledhje të qeverisë në prill të këtij viti. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR