• e shtunë, 23 nëntor 2024

Është publikuar tender i ri për stacionin e kompresorit, Taravari shpreson të paraqitet dikush

Është publikuar tender i ri për stacionin e kompresorit, Taravari shpreson të paraqitet dikush

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Të hënën përsëri është shpallur tender për stacionin e kompresorit të Qendrës klinike “Nënë Tereza” në Shkup, informoi sot pasdite ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ai tha se nuk ka informacion nëse është regjistruar ndonjë kompani, por shprehu dëshirën që dikush të regjistrohet, sepse në tenderin e kaluar nuk ka pasur aplikues për të përfunduar punën.

"Shpresoj se do të paraqitet, që të paktën nëse është e mundur ta zgjidhim këtë problem deri në fund të vitit", është përgjigjur Taravari në pyetjen e gazetarëve, pas vizitës në Klinikën universitare për kirurgji digjestive me rastin e lëshimit të pajisjes së re mjekësore me vlerë një milion euro.

Në pyetjen në rast se nuk paraqitet asnjë kompani, ministri sqaroi se do të konsultohet me ekspertë.

" Asgjë, do të shohim, do të kërkojmë ekspertë të shohim se si mund t'i kërkojmë dikujt që ta mbarojë këtë punë sa më shpejt. Nuk kemi zgjidhje tjetër", u përgjigj Taravari.

Ai tha se sallat e operacionit të Qendrës Klinike janë duke funksionuar, sepse autoritetet kanë gjetur një “bekap".

"Kemi gjetur “bekap” për të funksionuar, nëse kompania nuk fillon t’i instalojë, do të na duhen 10 ditë që sallat të mos funksionojnë fare, ndërsa të fiken të vjetrat dhe të vendosen kompresorët e rinj. Me të njëjtin rast pas 32 vitesh rinovojmë dhe vendosim kompresorë të rinj sipas të gjitha standardeve ashtu siç duhet. Shpresoj se do të fillojmë edhe me këtë. Disa gjëra po ndodhin paralelisht, nuk mund të përqendrohemi vetëm te kompresorët, të largohemi nga sallat dhe investimet e tjera në shëndetësi", është decid Taravari.

"Ne do të vazhdojmë kështu. Pas gjashtë muajsh, ne planifikojmë të zgjerojmë listën me disa barna të tjera. Megjithatë, ne duhet të ulemi me drejtorin e Fondit, të shohim se cilat janë mundësitë që disa barna të tjera të jenë në listën pozitive dhe gjithmonë t'ua bëjmë më të lehtë atyre që janë kryesoret në repartin tonë - këta janë pacientët, ndërsa ne jemi të gjithë pacientë potencialë", nënvizoi Taravari. rq/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR