• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është publikuar shpallje për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në Armatë

Është publikuar shpallje për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në Armatë

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes sot publikoi shpallje për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Afati i aplikimit është shtatë ditë, duke përfshirë edhe ditën e shpalljes publike. Të rinjtë të cilët janë të interesuar të aplikojnë duhet të plotësojnë këto kushte: të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të jenë të moshës madhore, të kenë përfunduar arsimin e mesëm, të kenë aftësi të veçanta shëndetësore dhe fizike dhe të mos jenë më të vjetër se 25 vjet nga dita e përfundimit të shpalljes për pranimin e ushtarëve profesionistë.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, paga e ushtarëve profesionistë do të arrijë mbi 31.000 denarë, me 10.000 denarë shtesë për sigurim banesor. 

Në procedurën e përzgjedhjes, ekzaminimi i aftësisë fizike dhe shëndetësore të kandidatëve për ushtarë profesionistë që shërbejnë në Armatë do të kryhet nga komisione të posaçme të formuara nga ministrja e Mbrojtjes.

Kandidatët të cilët paraprakisht kanë aplikuar në shpalljen publike për pranim si ushtarë profesionistë dhe kanë kaluar me sukses të gjitha fazat e procedurës, dhe nuk janë pranuar për shërbim në Armatë, nëse nuk kanë kaluar më shumë se nëntë muaj nga kontrollet e fundit, nuk i nënshtrohen kontrollit të gjendjes fizike dhe ekzaminimeve shëndetësore. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR