• e shtunë, 23 nëntor 2024

Është propozuar paraburgim për pronarin e portalit "Dokaz m"

Është propozuar paraburgim për pronarin e portalit

Shkup, 10 shkurt 2023 (MIA) - Prokuroria e Shkupit sot propozoi masë paraburgimi për pronarin e një portali,i dyshuar për katër vepra, përhapje të materialit racist dhe ksenofobik me anë të sistemit kompjuterik, një vepër penale - shantazh, pirateri i veprës audiovizuale dhe keqpëdorim i të dhënave personale.

Me kërkesë të PTH-Shkup, ndërkaq në bazë të urdhrit nga gjykatësi i procedurës paraprake mbrëmë është kryer bastisje në shtëpinë ku qëndron i dyshuari, si dhe kërkim në sistemin kompjutrik dhe të dhënave kompjuterike.

Mediumet mbrëmë kumtuan se me urdhër të Prokurorisë është kryer bastisje në shtëpinë e pronarit të "Dokaz m", marjan Stamenkovski në lagjen e Shkupit, Vllae, me ç'rast policia ka marrë kompjuterë dhe telefona celular, ndërsa sipas publikimit të "Fokus"-it, jnaë konfiskuar edhe mbi 90 mijë euro.

"Prokurori publik nga Prokuroria themelore publike Shkup, gjykatësit të procedurës paraprake prnaë Gjykatës themelore penale Shkup, so i ka parashtruar Propozim për caktim të masës së paraburgimit për personin e dyshuar se ka kryer vepër penale - Shantazh nga neni 259 paragrafi 1 v.v. neni 19 nga KP, vepër penale - Pirateri i veprës audiovizuale nga neni 157 paragrafi 1 nga KP, dy vepra penale - Përhapje e materialit racist dhe ksenofobik me anë të sistemit kompjuterik nga neni 394 paragrafi 1 nga KP dhe vepër pebale - Keqpërdorim i të dhënave personale nga neni 149 paragrafi 1 nga KP", kumtoi sot prokuroria.

Siç sqarohet në kumtesë, paraburgimi është propozuar sepse i dyshuari ngarkohet me disa vepra të kryera penale nga pozita e pronarit të një prtali interneti, përmes të cilit, duke shfrytëzuar njohuri dhe relacione me profil të ndryshëm të personave, ka ndërmarrë veprime kundër juridike në vazhdimësi. që udhëzon në atë se do t'i ndërmarrë edhe në të ardhmen nëse nuk i caktohet masa e paraburgimit dhe lihet të mbrohet nga liria.

Lënda është formuar pas paraqitjeve të parashtruara penale kundër të dyshuarit nga disa viktima gjatë vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023, ndërkaq lidhur me përmbajtje të publikuara në ueb portalin në pronësi të tij. Prokurori kompetent publik ga PTHP-Shkup në tërë periudhën e cekur ka ndërmarrë veprime intenzive hetuese me të cilat janë siguruar dëshmi të mjaftueshme të cilat japin dyshim të bazuar se i paraqituri i ka kryer veprat penale. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR