Është paralajmëruar debat publik për katër ligje për digjitalizim të shërbimeve shtetërore dhe shërbimeve ndaj qytetarëve
- – Në mbledhjen e Komisionit kuvendor për Transport dhe Transformim Digjital do të dakordohet debat publik për Propozim – ligjin për komunikime elektronike, Propozim ligji për siguri të rrjeteve dhe sisteme informative, Propozim ligji për material arkivor, si dhe Propozim ligji për dokumente elektronike dhe identifikim elektronik, pasi dje e kaluan filtrin e parë në Kuvend në komisionin amë, paralajmëroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Toni Jarevski.
- Post By Fitore Curri
- 12:35, 13 qershor, 2025
Shkup, 13 qershor 2025 (MIA) – Në mbledhjen e Komisionit kuvendor për Transport dhe Transformim Digjital do të dakordohet debat publik për Propozim – ligjin për komunikime elektronike, Propozim ligji për siguri të rrjeteve dhe sisteme informative, Propozim ligji për material arkivor, si dhe Propozim ligji për dokumente elektronike dhe identifikim elektronik, pasi dje e kaluan filtrin e parë në Kuvend në komisionin amë, paralajmëroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Toni Jarevski.
Sipas Jarevskit, katër ligjet kanë të bëjnë me digjitalizimin e shërbimeve shtetërore dhe shërbimeve ndaj qytetarëve, ndërsa me miratimin e tyre Kuvendi ka dhënë dritë të gjelbër Qeveria ta bëjë transformimin më thelbësor të mënyrës në të cilën komunikojnë qytetarët dhe organet shtetërore.
“Me këto reforma, qytetarët do të munden nga shtëpia e tyre të shkarkojnë dhe shtypin dokumente të cilat do të kenë rëndësi juridike të barabartë si ato të dhëna në sportel, dokumente të cilat do të përmbajnë kod QR si element i sigurisë dhe dëshmi për autenticitet”, tha Jarevski në konferencë për media në Kuvend.
Ai informoi se po vendoset edhe mbikëqyrje e plotë inspektuese mbi shërbimet digjitale, me 22 detyrime të përcaktuara të inspektorëve të cilët do të veprojnë nën ombrellën e Ministrisë së re të Transformimit Digjital.
Gjobat e parapara për institucionet që nuk do t’i pranojnë dokumentet digjitale, theksoi Jarevski, janë sinjal i qartë se reforma digjitale nuk është opsion, por detyrim.
“Për shkak të rëndësisë së këtyre reformave, të zbatohen në mënyrë cilësore dhe transparente, në seancën e ardhshme të Komisionit për Transport dhe Transformim Digjital do të organizojmë debat publik mbi këto ligje. E gjithë kjo me qëllim përfshirjen e publikut ekspert dhe profesional në këtë aktivitet serioz shtetëror, si dhe integrimin e propozimeve dhe sugjerimeve të tyre. VMRO-DPMNE po krijon infrastrukturën e së ardhmes dhe me këtë po e çojmë me shpejtësi vendin drejt modernizimit dhe rritjes së besimit në institucione”, tha Jarevski.
Me këto ligje, siç tha, krijohen institucione të cilat i shërbejnë popullit, gjegjësisht organe shtetërore të cilat do ta kursejnë valutën më të shtrenjtë të ditës së sotme – kohën e qytetarëve.
“Po e ngushtojmë hapësirën për korrupsion, po rrisim qasjen në shërbime dhe po krijojmë një sistem që nuk varet nga gjendja shpirtërore e sportelit”, por nga cilësia e teknologjisë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s