• e shtunë, 23 nëntor 2024

Është përgatitur propozim-ligj i ri për tekstet shkollore, opinioni mund të bëjë sugjerime

Është përgatitur propozim-ligj i ri për tekstet shkollore, opinioni mund të bëjë sugjerime

Shkup, 31 tetor 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se është përgatitur propozim-ligj i ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, dhe se është vendosur në sistemin qeveritar ENER (Regjistri kombëtar elektronik i rregulloreve). Me miratimin e tij do të zëvendësohet ligji aktual i vitit 2008.

"Të gjithë qytetarët e interesuar mund të kontribuojnë në miratimin e versionit më të mirë që do të përcillet në procedurën parlamentare. Në propozim-ligjin janë integruar sugjerimet e shtëpive botuese në Maqedoni me përfaqësuesit e të cilave menaxhmenti i MASH-it dhe Shërbimit Pedagogjik kanë pasur një takim pune konstruktiv", kumtoi MASH.

Nga aty theksojnë se ligji i ri duhet të sigurojë përpunimin e teksteve me përmbajtje më cilësore, të zvogëlojë probabilitetin e gabimeve si më parë dhe të thjeshtojë procedurën e prokurimit, në mënyrë që tekstet të dërgohen në shkolla në kohë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR