Është normalizuar furnizimi me ujë në Klinikën për sëmundje të mushkërive për fëmijë– Kozle
- Ministria e Shëndetësisë informon se furnizimi me ujë në Klinikën universitare për sëmundje të mushkërive për fëmijë– Kozle është normalizuar plotësisht.
- Post By Ramize Qamili
- 19:18, 18 korrik, 2025
Shkup, 18 korrik 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë informon se furnizimi me ujë në Klinikën universitare për sëmundje të mushkërive për fëmijë– Kozle është normalizuar plotësisht.
"Hospitalizimi i pacientëve vazhdon pa pengesa, ndërsa institucioni shëndetësor funksionon me kapacitet të plotë. Ministria mbetet e përkushtuar në monitorimin e situatës dhe sigurimin e kujdesit të pandërprerë shëndetësor për pacientët më të rinj", theksohet në kumtesën e ministrisë.
Sot më herët, MSH-ja kumtoi se për shkak të ndërprerjes së furnizimit me ujë në spitalin e Kozles, menjëherë është kërkuar nga Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve dhe nga Klinika universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile përkohësisht të kujdesen për pacientët të cilët kanë nevojë për hospitalizim, ndërsa në Kozle do të vazhdojë trajtimi i pacientëve në spitalin ditor dhe kontrolleve ambulantore. rq/
Foto: arkivi i MIA-s