• e diel, 22 dhjetor 2024

Është ngritur procedurë kundër një personi i cili i ka kërcënuar të punësuarit në Ambasadën e Kosovës në Shkup

Është ngritur procedurë kundër një personi i cili i ka kërcënuar të punësuarit në Ambasadën e Kosovës në Shkup

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA) - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike ka ngritur procedurë kundër një personi për vepër penale Shqetësim i sigurisë sipas nenit 144 paragrafi katër në lidhje me paragrafin dy dhe një nga Kodi Penal. Siç bën të ditur Prokuroria Publike, më gjashtë nëntor i dyshuari ka dërguar kërcënim serioz se do të sulmojë me jetë dhe trup shumë persona zyrtarë, të punësuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, me çka te viktimat ka shkaktuar ndjenjën e pasigurisë, shqetësimit dhe frikës. 

Personi ishte lajmëruar nga celulari në telefonin zyrtar në konsullatën diplomatike dhe është kërcënuar se nëse nuk pranohet në takim urgjent, do ta sulmojë Ambasadën dhe të punësuarit, njoftojnë nga Prokuroria. 

Për mbarëvajtjen e procedurës dhe sigurimin e prezencës së të dyshuarit, prokurori publik i ka dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake propozim për caktimin e disa masave paraprake – ndalim daljeje nga vendbanimi/vendbanimi, marrje e përkohshme e dokumentit të udhëtimit, ndalimi i vizitës në Ambasadën e Republikës së Kosovës, si dhe ndalimi i afrimit dhe vendosja e kontaktit me ambasadorin dhe zyrtarët tjerë të punësuar në Ambasadë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR