Është ndalur uji i pijshëm në Strugë për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit
- - Uji i pijshëm nga ujësjellësi i qytetit në Strugë është ndaluar për konsum për shkak të një defekti në rrjetin ujësjellës, njoftoi sot ndërmarrja publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi".
- Post By Fitore Curri
- 19:40, 15 gusht, 2023

Strugë, 15 gusht 2023 (MIA) - Uji i pijshëm nga ujësjellësi i qytetit në Strugë është ndaluar për konsum për shkak të një defekti në rrjetin ujësjellës, njoftoi sot ndërmarrja publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi".
Ekipet e punës së ndërmarrjes, sipas informacionit, janë në teren dhe po punojnë në tejkalimin e problemit.
"I lusim të gjithë qytetarët që të mos e shfrytëzojnë ujin për pije deri në njoftimin e ardhshëm", porosisin nga NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Strugë. fc/