• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është ndërprerë mbledhja e Komisionit për anëtar të ri të Gjykatës kushtetuese, propozimi i Qeverisë - profesoresha Jadranka Daboviq

Është ndërprerë mbledhja e Komisionit për anëtar të ri të Gjykatës kushtetuese, propozimi i Qeverisë - profesoresha Jadranka Daboviq

Shkup, 6 nëntor 2023 (MIA) - Komisioni kuvendor për çështje të zgjehdjeve dhe emërimeve sot e filloi mbledhjen, nër end dite të së cilës është Përcaktimi i propozimit për zgjehdje të gjykatësit në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo u ndërpre pasi që koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski në fillim të mbledhjes në vërrejtje procedurale nga kryetarja e komisionit, Maria Georgievska kërkoi ta ndërprejë atë, siç tha, sipas Rregullroes së Kuvendit dhe Rregullores së trupit punues, mbledhja është thirrur jahtë mandatit. Ai potencoi se ftesën e kanë amrrë të premten , por nuk u janë parashtruar materialet për pikën e rendit të ditës, edhe pse brenda mandatit, ashtu është dashur të veprojë Georgievska.

Ai e pyeti Georgievskën të thotë se ku është urgjenca e ksëaj pike, kur, siç tha, Gjykata kushtetuese nuk është e kompletuar më shumës e një vit.

Georgievska theksoi se në pajtim me Rregulloren, janë njoftuar të gjithë anëtarët dhe zëvendës-anëtarët për mbajtjen e Komisionit.

Георгиевска истакна дека согласно Деловникот известени се членовите и замениците членови за одржувањето на Комисијата.

Ajo e ndërpreu mbledhjen dhe informoi se punët rreth të njejtës so të vazhdojnë nesër në orën 11:00.

Propozimi për gjykatës të Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e partive të pushtetit është profesoresha e Fakultetit juridik, Jadranka Daboviq.

Propozimi për gjykatës të ri kushtetues është për shkak të vendit të zbrazur të gjykatësit Jovan Josifovski, mandati i të cilit skadoi në janar të vitit 2022. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR