Është miratuar informata për parandalim të pasojave nga valët e të nxehtit ndaj shëndetit të popullatës 2025-2030
- Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për zbatim të masave në pajtim me fazën 3 të planit të aksionit për parandalim të pasojave nga valët e të nxehtit ndaj shëndetit të popullatës 2025-2030.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:59, 24 qershor, 2025
Shkup, 24 qershor 2025 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për zbatim të masave në pajtim me fazën 3 të planit të aksionit për parandalim të pasojave nga valët e të nxehtit ndaj shëndetit të popullatës 2025-2030.
Angazhohen të gjitha ministritë, organet e administratës shtetërore dhe institucioneve të tjera kompetente në mënyrë aktive t'i zbatojnë masat dhe rekomandimet dhe t'i njoftojnë dhe koordinojnë të gjitha shërbimet rajonale, institucionet publike dhe subjektet e tjera juridike në kompetenca të tyre për zbatimin e masave të parapara në Fazën 3 të Planit të Aksionit për parandalim të pasojave nga valët e të nxehtit ndaj shëndetit të popullatës 2025-2030:
Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me DPHM-në dhe ISHP, rregullisht të informojë për gjendjen me valët e të nxehtit, aktivizim të planeve për kushte të jashtëzakonshme, të gjitha institucionet shëdnetësore, entet për kudjes të të moshuarve dhe institucionet arsimore të veprojnë në pajtim me protokollet interne për gjendje krize.
Lidhur me kushtet e punës dhe mbrojtjen e punëtorëve, Qeveria bën me dije të shqyrtohet mundësia për shtyrje të procesit të punës në orët kritike (11:00-17:00) për punëtorë të ekspozuar ndaj të nxehtit të drejtpërdrejtë, puna nga distanca, orar i punës fleksibil apo i dyfishtë ku është e mundur, punëdhënësit të sigurojnë kushte mikroklimatike për punë në përputhje me planin aksional: hapësira pune me temperaturë deri në 25°C, përveç në rastet kur natyra e procesit të punës kërkon ndryshe, të lirohen nga detyrimet e punës gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, nëse punëdhënësi nuk është në gjendje të sigurojë kushte të përshtatshme mikroklimatike për punë, të riorganizohen proceset e punës për punonjësit e ekspozuar ndaj të nxehtit të drejtpërdrejtë, institucionet shëndetësore, arsimore dhe sociale të veprojnë sipas planeve për gjendje të jashtëzakonshme, të rrotullojnë stafin dhe të sigurojnë hapësira të klimatizuara për pacientët dhe punonjësit, qendrat për punë sociale, vetëqeverisja lokale dhe Kryqi i Kuq të intensifikojnë mbështetjen në terren për personat e vetmuar, të moshuar dhe të pastrehë, institucionet arsimore dhe kopshtet të shmangin aktivitetet në ambiente të hapura gjatë periudhës nga ora 11:00 deri në 17:00, p unëdhënësit të sigurojnë kushte të përshtatshme për punë (temperaturë deri në 25°C) dhe, nëse është e mundur, të zbatojnë punën online ose orar fleksibil pune, të sigurohet transport publik i klimatizuar për qytetarët gjatë gjithë ditës.
Ministria e Shëndetësisë, së bashku me të gjitha institucionet përkatëse, do të vazhdojë me informimin e rregullt dhe zbatimin e masave, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Foto: Arkivi