Është miratuar aktakuza kundër pronarit të ndërmarrjes "Rubikon", agjenci që e ka siguruar diskotekën "Puls"
- Gjykata themelore penale Shkup informoi se në tërësi është miratuar aktakuza shtesë lidhur me zjarrin në diskoteken "Puls" në Koçan, ku jetën e humbën mbi 60 persona dhe u lënduan mbi 200. Aktakuza ka të bëjë me Aleksandar Nacev - pronar aktual dhe person përgjegjës i agjencisë për sigurim "Rubicon sekjuriti sollushën" SHPKNJP Shkup. Ai ngarkohet për krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, për shkak të lëshimeve serioze në organizimin dhe zbatimin e masave të sigurisë në objekt.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:56, 17 tetor, 2025
Shkup, 17 tetor 2025 (MIA) - Gjykata themelore penale Shkup informoi se në tërësi është miratuar aktakuza shtesë lidhur me zjarrin në diskoteken "Puls" në Koçan, ku jetën e humbën mbi 60 persona dhe u lënduan mbi 200. Aktakuza ka të bëjë me Aleksandar Nacev - pronar aktual dhe person përgjegjës i agjencisë për sigurim "Rubicon sekjuriti sollushën" SHPKNJP Shkup. Ai ngarkohet për krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, për shkak të lëshimeve serioze në organizimin dhe zbatimin e masave të sigurisë në objekt.
Siç kumtojnë nga Gjykata penale, rasti i është caktuar gjykatëses Biljana Smaqpvska për procedurë të mëtutjeshme.
Sipas aktakuzës, nacev ngarkohet për kontribut të veçantë në tragjedi, sepse së bashku me persona të tjerë tashmë të akuzuar he persona të panjohur, nuk ka vepruar sipas rregullave teknike për mbrojtje, me çka ka shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve, si dhe për pronën, në përmasa të mëdha.
Në periudhën kritike nga shtatori 2022 deri në ditën e zjarrit, Nacev faktikisht ka kryesuar me agjencinë, së basgku me drejtorin, pa i respektuar obligimet ligjorre nga Ligji për sigurim privat. Agjencia nuk ka ndërmarrë masa për parandalim dhe zbulim të paraqitjeve të dëmshme, nuk ka lidhur kontratë me shkrim me "Klub Puls" dhe nuk ka zbatuar kujdes, kontroll dhe mbikëqyrje ndaj punës së siguruesve.
Në ditën kritike, tre të punësuar të licencuar dhe një i palicencuar ishin të obliguar për sigurimin e objektit, pa vlerësim paraprak të sigurisë, pa kontrollim të kushteve të sigurisë, daljeve dhe mundësive për evakuim.Objekti ka qenë i stërmbushur, ndërsa nuk ka ishte përgatitur dhe parashtrtuar Plani për sigurim për ngjarje me numër më të madh të vizitorëve.
Plotësisht, të punësuarit nuk kanë kryer kontroll të identitetit dhe moshës së vizitorëve, duke lejuar hyrjen e të miturve pas mesnate. Nuk është kryer as kontrolli i personave gjatë hyrjes, me çka nuk është parandaluar futja e mjeteve piroteknike - shkak i drejtpërdrejtë i zjarrit.
Hetimi tregoi se Nacev u ka dhënë instruksione të drejtpërdrejta perosnave të sigurimit, të angazhuar në natën kritike. Pas tragjedisë, ai ka themeluar agjenci të re sigurimi në Strumicë, gjë që prokuroria e konsideron si tentim për ta vazhduar veprimtarinëm formalisht duke u fshehur prapa një personi tjetër përgjegjës.
Paraprakisht, Gjykata penale e miratoi aktakuzën për të akuzuarit lidhur me zjarrin në "Puls", ndërsa gjykimi është caktuar për më 19 nëntor.
Prokuroria publike më 13 qershor kumtoi se është parashtruar aktakuzë kundër 34 personave fizikë dhe juridikë lidhur me zjarrin në diskotekën në Koçan. Mes të akuzuarve të cilët ngarkohen për vepra të rënda kundër sigurisë janë pronarë të lokaleve, drejtorë, inspektorë, kryetarë të komunave, anëtarë të sigurimit dhe nëpunës shtetërorë. Për shkak të mungesës së dëshmive të mjaftueshme, procedura ndalet për 11 persona, mes të cilëve dy ish-ministra. ab/
Fotо:МIА arkivi/ЕPА