• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Është lokalizuar zjarri në barakat në Karposh 4, në afërsi të kejit të Vardarit

Është lokalizuar zjarri në barakat në Karposh 4, në afërsi të kejit të Vardarit

Shkup, 21 gusht 2025 (MIA) - Zjarri në Karposh 4 është lokalizuar tërësisht, kumtoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Muhamed Ali. Disa nga ekipet e Briogadave për mbrojtje kundër zjarrit ende ndodhen në terren.

Paraprakisht drejtori i QMK-së informoi se me zjarrin ishte përfshirë ish-objekti i makoteksit, një ndërmarrje në rrugën Nikolla Parapunov afër kejit të Vardarit, afër Urës së Kombeve të Bashkuara, si dhe se bëhet fjalë për objekt të vjetër. Në një pjesë të vogël të objektit ka servis për automjete, barakë, e cila ka ngjyra dhe llaqe dhe kemikate të tjera.

Ali theksoi se mjeti ajror i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim hodhi ujë mbi zjarrin duke u kthyer nga detyra për mbështetje në shuarje të zjarrit në mavrovë-Rostushë. Piloti e ka vërejtur tymin e dendur nga zjarri në objektin në Karposh dhe hodhi ujë mbi objektin e djegur. Zjarrin e shuan disa ekipe (10 zjarrfikës) të Brogadës me disa (pesë) automjete zjarrfikëse.

Drejtori i DMSH Stojançe Angellov paraprakisht informoi se në shuarje po marrin pjesë disa automjete dhe ekipe të Brigadës zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, nën kryesimin e shefit të njësisë Zvonko Tomovski, si dhe se nuk ka informata për të lënduar apo viktima. ab/

Foto: DMSH

 

QËNDRONI TË LIDHUR