Është kthyer në vend një pacient i cili pas zjarrit në Koçan mjekohej në Greqi, sonte priten edhe katër pacientë të tjerë nga Spanja
- Pacienti njëzet e dy vjeçar i lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan, i cili po mjekohej në Athinë, sonte është kthyer në vend. Sonte pritet në vend të mbërrijnë edhe katër pacientë nga Spanja.

Shkup, 26 mars 2025 (MIA) - Pacienti njëzet e dy vjeçar i lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan, i cili po mjekohej në Athinë, sonte është kthyer në vend. Sonte pritet në vend të mbërrijnë edhe katër pacientë nga Spanja.
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, i cili së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski e pritën pacientin në aeroportin e Shkupit, shprehu shpresën se pas qëndrimit 24 orësh, pasi të bëhen analizat toksikologjike, Angeli do të lëshohet për mjekim shtëpiak.
Lidhur me katër pacientët që po mjekohen jashtë vendit dhe janë në gjendje kritike, ministri bëri me dije se nuk ka ndryshime në gjendjen e tyre.
Ministri i Punëve të Jashtme paralajmëroi se gjatë ditës së nesërme pritet kthimi i disa prej pacientëve që mjekohen jashtë vendit.
"Ne vazhdojmë të kemi komunikim të vazhdueshëm me autoritetet shëndetësore në vendet ku ndodhen këta pacientë. Misionet tona diplomatike-konsullore janë vazhdimisht në komunikim me familjet", theksoi Mucunski në një deklaratë për media. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s