• e enjte, 15 maj 2025

Është kryer ekspertizë për aksidentin rrugor në të cilin jetën e humbën tre persona, ndërsa tetë janë lënduar

Është kryer ekspertizë për aksidentin rrugor në të cilin jetën e humbën tre persona, ndërsa tetë janë lënduar

Shkup, 19 prill 2025 (MIA) - Është kryer ekspertizë në vendin e fatkeqësisë rrugore që ndodhi mbrëmë në rrugën Kërçovë - Gostivar në të cilën jetën e humbën tre persona, ndërsa tetë u lënduan.

Prokuroria shtetërore publike sot në mëngjes kumtoi se nga vendi i fatkeqësisë janë marrë gjurmë të cilat do të jenë lëndë e ekspertizës, ndërsa trupat e të vdekurve janë dërguar për obduksion dhe është dhënë urdhër për hulumtim të pranisë së mundshme të alkoolit apo substancave të tjera tek të lënduarit.

"Sipas udhëzimeve të prokurorit publik vazhdojnë të ndërmerren edhe veprime të tjera", informojnë nga Prokuroria publike.

Fatkeqësia rrugore ndodhi mes Kërçovës dhe fshatit Trapçin Doll dhe në të, siç deklaroi mbrëmë për MIA-n zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski, morën pjesë tre automjete. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR