Është kritike gjendja e djaloshit nga Vollkova pas goditjes nga rryma
- Është kritike gjendja e djaloshit nga Vollkova, i cili dje është ngjitur në një vagon-cisternë është goditur nga rryma, deklaruan pasdite për MIA nga Qendra Urgjente.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:04, 17 janar, 2025
Shkup, 17 janar 2025 (MIA) - Është kritike gjendja e djaloshit nga Vollkova, i cili dje është ngjitur në një vagon-cisternë është goditur nga rryma, deklaruan pasdite për MIA nga Qendra Urgjente.
"Pacienti i pranuar përmes Qendrës Urgjente dje me djegie është në gjendje kritike për jetën dhe i shtruar në kujdes intensiv. Ekipet mjekësore po ofrojnë kujdesin e nevojshëm shëndetësor, në përputhje me protokollet mjekësore dhe po bëjnë të gjitha përpjekjet për të shpëtuar jetën e tij", sqaruan nga Qendra Urgjente.
Në një hekurudhë në Komunën e Kisella Vodës, djaloshi i ngjitur në një vagon-cisternë kur e kishte goditur rryma elektrike.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme dje për MIA-n kanë sqaruar dje se cisterna ka marrë flakë dhe djaloshi me autoambulancë është transportuar në Qendrën Urgjente.
Sipas informacioneve të MPB-së, djaloshi është 17 vjeç dhe ngjarja ka ndodhur në orën 14:55.
Foto: Arkivi i MIA-s