• e premte, 05 dhjetor 2025

Është i qartë fituesi i zgjedhjeve lokale, e kjo është shumica qeverirare - thotë kryeministri Mickoski  

Është i qartë fituesi i zgjedhjeve lokale, e kjo është shumica qeverirare - thotë kryeministri Mickoski   

Shkup, 20 gusht 2025 (MIA) - VMRO-DPMNE shumë shpet do t'i publikojë emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave për komunat ku janë bërë matje dhe analiza shtesë, paralajmëroi sot kryeministri Hristian Mickoski, i cili ishte për ekspertizë në punët ndërtimore në "Anfenol" në Koçan.

"Është i qartë fituesi i këtyre zgjedhjeve lokale, e ajo është shumica qeveritare", potencoi Mickoski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me kandidaturat e pavarura për zgjedhjet lokale, kryeministri tha se ata si Qeveri kanë bërë gjithçka që të sigurohen të gjithë të jenë të kënaqur.

"Nuk e di çfarë duhet të bëjë Qeveria për t'i kënaqur disa njerëz? Më parë thoshin se duhen shumë nënshkrime, tani thonë se duhen vetëm disa nënshkrime. Nuk e di çfarë duhet të bëjmë ne si Qeveri për t'u siguruar që të gjithë të jenë të kënaqur. Kjo është e pamundur. Ky është rezultati i Gjykatës Kushtetuese që anuloi dy nene, ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk u miratuan në Parlament dhe tani ky është reagimi dhe nuk e di çfarë më shumë mund të bëjmë ne si Qeveri", tha Mickoski.

Lidhur me deputetët e nevojshëm për një "badenter" në Kuvend, kryeministri tha se BDI-ja është në opozitë pas 20 vitesh dhe se është e qartë se brenda strukturës së tyre kanë probleme të mëdha dhe po përpiqen të përdorin truke të caktuara për të ushtruar presion mbi ta që të jenë përsëri në Qeveri.

"Mendoj se fituesi i këtyre zgjedhjeve lokale është i qartë e kjo është shumica qeveritare, kështu që ne vazhdojmë në rrugën e reformave, ofrimit të rezultateve për qytetarët, punës së ndershme, të palodhur dhe të përkushtuar... Kjo qeveri funksionon në mënyrë të qëndrueshme për 14 muaj tani, publiku mund të shohë se ajo që në të kaluarën nënkuptonte korrupsion, krim në baza ditore, nuk është më praktikë, domethënë, nuk ka fare sjellje të tillë devijuese", tha Mickoski, i cili ishte për vizitë në "Anfenol" të Koçanit. mb/

Foto: MIA

ФОТО: Архива    

 

 

                                      

QËNDRONI TË LIDHUR