• e premte, 05 dhjetor 2025

Është herët të thuhet nëse konflikti luftarak mes Iranit dhe Izraelit do të shkaktojë tronditje çmimesh, konsideron biznesi

Është herët të thuhet nëse konflikti luftarak mes Iranit dhe Izraelit do të shkaktojë tronditje çmimesh, konsideron biznesi

Shkup, 16 maj 2025 (MIA) - Ende nuk mund të thuhet konkretish nëse konflikti luftarak mes Izraelit dhe Iranit do të shkaktoj një tronditje çmimesh, tha sot kryetarja e Qendrës për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme në Odën Ekonomike, Gabriela Kulebanova. 

Lidhur me masat e reja që i njoftoi kryeministri, Kulebanova e përsëriti qëndrimin e biznesit, se duhet të respektohen kushtet e tregut në punë. 

"Kemi kriza të njëpasnjëshme. Luftërat vazhdojnë por për momentin nuk mund të flasim konkretish për një tronditje çmimesh, do të presim sepse ky është vetëm fillimi. Ne jemi ekonomi e vogël, të gjitha tronditjet dhe ngjarjet globale reflektohen tek ne. Sa i përket masave që i paralajmëroi kryeministri, nuk kemi asgjë konkrete. Ne gjithmonë si sektor biznesi përpiqemi të kemi më pak ndikim dhe kompetenca tek institucionet shtetërore", theksoi Kulebanova, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para prezantimit të platformës digjitale NVM, "ONE STOP DIGITAL" për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme.  

Lidhur me mjetin, Kulebanova shpjegoi se bëhet fjalë për platformën e cila do të transferohet si aplikacion në pajisjet mobile dhe përmes saj kompanitë për të cilat është menduar do të mund të marrin të gjitha informaciont që u nevojiten, por gjithashtu të japin propozime, sugjerime dhe të bëjnë pyetje. 

Platforma digjitale me aplikacion mobil është përpunuar me ndihmën e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në drejtim të vazhdimit të tranzicionit ekonomik të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të qëndrueshme dhe zhvillimit të një infrastrukture të qëndrueshme të shërbimeve këshillimore të biznesit. qa/

Foto/video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR