Është hapur procedurë hetimore ndaj pjesëtarit të sigurimit personal të kryeministrit, i dyshuar për "zbulim të sekretit zyrtar" për dobi personale prej 50.000 eurove
- Prokuroria hapi procedurë hetimore ndaj një inspektori të pavarur, pjesëtar i Njësisë për sigurim personal të kryeministrit Hristian Mickoski, i dyshuar se nga lakmia ka kryer vepër penale "zbulim i sekretit zyrtar". Ai dyshohet se i ka bërë të japshme disa dokumente zyrtare që paraqesin sekret zyrtar, me qëllim që të përfitojë shumë në të holla prej 50.000 eurove nga personi për të cilin referoheshin dokumentet.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:29, 1 prill, 2025

Shkup, 1 prill 2025 (MIA) - Prokuroria hapi procedurë hetimore ndaj një inspektori të pavarur, pjesëtar i Njësisë për sigurim personal të kryeministrit Hristian Mickoski, i dyshuar se nga lakmia ka kryer vepër penale "zbulim i sekretit zyrtar". Ai dyshohet se i ka bërë të japshme disa dokumente zyrtare që paraqesin sekret zyrtar, me qëllim që të përfitojë shumë në të holla prej 50.000 eurove nga personi për të cilin referoheshin dokumentet.
Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit - PTHP NKOK, trefon se as personat, as dokumentet në këtë lëndë, nuk janë të lidhura me personat dhe grupin nga Gërçeci, siç kumtuan dje dhe sot disa mediume.
Nga PPRMV informojnë se prokurori publik nga Sektori i specializuar për ndjekje të veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgut pranë PTHP NKOK ka sjellë urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër një inspektori të pavarur pjeëstar i Njësisë për sigurim personal të kryetarit të Qeverisë, i dyshuar se nga lakmia ka kryer vepër penale "zbulik të sekretit zyrtar", për të cilën sipas nenit 360 të KP është paraparë dënim me burg prej së paku një viti.
"I dyshuari, si person zyrtar, mbrëmjen e 30.03.2025 në parkingun para një hoteli në Veles është takuar me një person të pathirrur - dëshmitar në procedurë dhe i ka treguar dokumente zyrtare të MPB-së, që paraqesin sekret zyrtar. Më pas i ka lejuar dëshmitarit që të njejtat t'i incizojë, duke i treguar se cili dokument kujt i refereohet. Në këtë mënyrë, i dyshuari, nga lakmia, ndërkaq me qëllim që të publikohen në rrjetet sociale, i ka bërë të jkapshme dokumentet zyrtare që paraqesin sekret zyrtar, me qëllim që të përfitojë shumë prej 50.000 eurove nga personi, të cilit i refereoheshin dokumentet", informojnë nga PTHRMV.
Duke i vlerësuar rrethanat, prokurori publik konstatoi se janë përmbushur kushtet, kështu që gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës themelroe penale Shkup i propozoi që të dyshuarit t'i caktojë masë paraburgimi prej 30 ditëve, propozim i cili, siç informojnë, ishte pranuar nga gjykata.
MPB dje njoftoi se më 30 mars pas njohurive paraprake të mara për vepër të kryer penale “zbulim të sekretit zyrtar” sipas nenit 360 nga Kodi Penal, nga ana e nëpunësve të policisë nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale në koordinim me PTHP NKOK është kryer aksion i koordinuar policor dhe janë realizuar veprime hetuese për bastisje të shtëpisë, automjeteve dhe personave në rajonin e SPB Veles.
"Gjatë zbatimit të aksionit policor dhe masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, në hapësirën e parkingut para hotelit në Veles, në një automjet ‘bmv’ janë gjetur A.S., nëpunës i policisë në Departamentin për Mbrojtje të Personave dhe Objekteve të Caktuara dhe B.K., ndërsa gjatë bastisjes së kryer në automjet është gjetur një çantë me materiale zyrtare nga MPB dhe nga personat janë marrë telefona celularë, pas çka janë privuar nga liria", bënë të ditur nga MPB.
Polici nga Drejtoria e Gjashtë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili deri dje ishte pjesë e sigurimit të kryeministrit Hristian Mickoski gjendet në paraburgim në INP Burgu Shkup, konfirmoi për MIA-n, drejtori i institucionit, Boban Utkovski.
Pas arrestimit, nga Qeveria theksuan se hetimi duhet të konstatojë se çfarë ka ndodhur dhe potencuan se siguria e kryeministrit nuk është rrezikuar.
Nga LSDM, sot në kumtesë drejtuar mediumeve, porositën se "MPB nën presion të mediumeve të cilat e morën vesh të vërtetën, ishte detyruar të dalë me informatë në opinion, pasi që dje, zgjedhja e vet perosnale për sigurim, Angel Samarakov, u kap duke u zbuluar sekrete zyrtare personave nga Gërçeci". ab/
Fotо: МIА arkivi