• e martë, 24 dhjetor 2024

Është hapur "Festivali i librit" i botuesve letrarë shqiptarë

Është hapur

Gostivar, 17 shtator 2024 (MIA) - Me promovim të veprave më të reja të dy autorëve, në sheshin e qytetit në Gostivar sot pasdite filloi edicioni i katërt i manifestimit "Festivali i librit Gostivari 2024". Këtë vit, marrin pjesë rreth dhjetë botues nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova të cilët i prezantojnë botimet e tyre letrare në gjuhën shqipe.

Krahas programit të rastit kulturoro-artistik dhe fjalime përshëndetëse, adhuruesit e fjalës së shkruar patën mundësi t'i ndjekin promovimet e përmbledhjes së rrëfimeve të Xhabir Ahmetit dhe dy përmbledhjeve me poezi të leme Ahmedit.

"Kjo ngjarje e vendosë Gostivarin në hartën rajonale të panaireve të librit dhe e ngritë nivelin kulturor. kjo është mundësi e mirë për afrimin e librit drejt lexuesve dhe ne i mbështesim", tha Valbon Limani, u.d. kryetar i Komunës së Gostivarit gjatë hapjes. 

Organizatorët, dega gostivarase e Lidhjes botërore shqiptare të shkrimtarëve dhe Qendrës Mozaik-Radstok, kanë ftuar shumë mysafirë, të cilët në orët e pasditës do të kenë debate dhe diskutime në tema letrare.

Shpend Bajrami, një nga organizatorët, tha se këtë vit në stendat e shitjes në bregun e djathtë të lumit Vardar do të përfaqësohen 16 shtëpi botuse nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedponia e Veriut.

Panairi i katërt i librave në Gostivar financiarisht është i përkrahur nga pushteti lokal.

Fotо: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR