• e premte, 05 dhjetor 2025

Është gjetur trupi i vajzës 16-vjeçare e cila u zhduk në ujërat e Vardarit në Gradsko

Është gjetur trupi i vajzës 16-vjeçare e cila u zhduk në ujërat e Vardarit në Gradsko

Shkup, 29 korrik 2025 (MIA) – Është gjetur trupi i vajzës 16-vjeçare e cila më 24 korrik u zhduk në ujërat e lumit Vardar në komunën Gradsko. 

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se trupi i vajzës është gjetur sot në orën 12:10 në ujërat e Vardarit në afërsi të Gradskos së Vjetër. 

Është kryer mbikëqyrje, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dorëzuar në autopsi. 

Në kërkimin e vajzës ishin përfshirë pjesëtarë të MBP-së dhe të njësitit special “Ujqit” të Armatës. 

Zhdukja e vajzës ishte denoncuar nga ana e motrës së saj në numrin për thirrje urgjente. Përveç vajzës, ishte denoncuar se në ujërat e Vardarit ishte zhdukur edhe një grua 26 vjeçare, por ajo ishte gjetur e gjallë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR