• e premte, 05 dhjetor 2025

Është gjetur kumanovari 24-vjeçar disa orë pas denoncimit për zhdukjen e tij

Është gjetur kumanovari 24-vjeçar disa orë pas denoncimit për zhdukjen e tij

Kumanovë, 8 maj 2025 (MIA) - Është gjetur kumanovari 24-vjeçar disa orë pasi familja e tij denoncoi në polici se është zhdukur, konfirmoi sot policia. Familja përmes rrjeteve sociale apeloi deri te qytetarët të ndihmojnë të gjendet djali i tyre.

"Dje në ora 15:10 në SPB Kumanovë, L.L. (57) nga Kumanova ka denoncuar se nga shtëpia u largua djali i saj F.L. (24) nga Kumanova. Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, rreth orës 21:00 personi është gjetur në fshatin Romanovc, Kumanovë dhe u dërgua në institucion shëndetësor", kumtoi MPB-ja. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR