• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Është duke u analizuar pse kontraktori nuk e ka përfunduar autostradën Kërçovë-Ohër dhe nëse projektet janë bërë në mënyrë cilësore, deklaroi kryeministri

Është duke u analizuar pse kontraktori nuk e ka përfunduar autostradën Kërçovë-Ohër dhe nëse projektet janë bërë në mënyrë cilësore, deklaroi kryeministri

Shkup, 7 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se analizat që po bëhen për autostradën Kërçovë-Ohër duhet të japin përgjigje nëse kontraktori dhe nënkontraktorët e tij janë në gjendje ta bëjnë një zgjidhje të tillë pas 10 vitesh dhe nëse firmat projektuese e kanë bërë projektimin ashtu siç duhej. Eksperti i angazhuar Fidik, siç deklaroi sot, do të duhet të thotë se cilat janë efektet për mënyrat se si do të vazhdohet, qoftë me të njëjtin kontraktor, apo nëse do të ndërpritet bashkëpunimi, me ç'rast do të ketë implikime financiare që do t'i përcaktojë gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit që është theksuar në Marrëveshjen për projektin, të votuar në Kuvend.

"Në bazë të të gjitha informacioneve që do të mblidhen, Kuvendit do t'i propozohet një vendim, i cili do ta ketë fjalën e fundit, sepse Kuvendi me ligj ka obliguar Qeverinë që të punojë për këtë zgjidhje, në këtë mënyrë dhe me atë kontraktor nga Kina, tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarit pas vizitës së sotme në "Birarria" Shkup.

Kuvendi, theksoi kryeministri, duhet të bëjë cilin do ndryshim sepse kontrata me kontraktorin është bërë me vendim ligjor.

Ставањето карти на „голема Албанија“ е најмалку 145 години задоцнето и нерелевантно. По влегувањето во НАТО за нашата држава релевантни се мапата на земји членки на НАТО и на обединета Европа

Sipas Kovaçevskit, 600 milionë euro për autostradën që është në ndërtim e sipër që nga viti 2014 nuk hyjnë “në kontejner” sepse 75 për qind e rrugës tashmë është ndërtuar, por, siç tha ai, problemi është se projektimi dhe riprojektimet nuk janë bërë në mënyrë cilësore dhe për këtë arsye kjo rrugë ndërtohet pafundësisht.

Për këtë arsye, theksoi Kovaçevski, do të jetë para deputetëve sepse Marrëveshja ka zgjidhje ligjore. Çdo ndryshim dhe aneks i Marrëveshjes praktikisht nënkupton hyrjen në dispozitat e reja me vendim të Kuvendit. Për këtë arsye në Ndërmarrjen Publike të Rrugëve Shtetërore tashmë ka një auditim për aspektin financiar të projekteve kapitale dhe për aspektet procedurale. Do të thirret edhe eksperti Fidik, i cili do të duhet të bëjë një raport për mënyrën e ndërtimit të kësaj autostrade.

"Nga ajo që kam si informacion dhe në bazë të së cilës dhashë deklaratën time është se pas vazhdimit të ndërtimit të autostradës, përkatësisht lidhjes së Aneksit, në vetë trasenë u shfaqën sërish 11 rrëshqitje të reja, të cilat nuk lejojnë përfundimin e autostradës në këtë moment. Nga njëra anë është diçka që do të duhet korrigjuar, por nga ana tjetër lind një pyetje tjetër nëse ai kontraktor dhe nënkontraktorët e tij janë në gjendje ta bëjnë një zgjidhje të tillë pas 10 vitesh. Dhe vetë shtëpitë projektuese që kanë licenca për të projektuar projekte kaq të mëdha infrastrukturore a e kanë bërë ashtu siç duhet dhe do të mundësojë ndërtimin e shpejtë, në kohë dhe cilësor të autostradës. Këto janë pyetjet të cilave duhet t'i përgjigjen dy analizat që janë duke u bërë, ndërsa Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do t'i dorëzojë në Qeveri", tha Kovaçevski.

Në të njëjtën kohë, shtoi kryeministri, eksperti Fidik do të duhet të përcaktojë efektet e mënyrave se si do të vazhdohet bashkëpunimi, qoftë me të njëjtin kontraktor, apo nëse do të ndërpritet bashkëpunimi, sepse në atë rast ka natyrisht implikime financiare që mund të përcaktohen vetëm nga ana e një gjykatë arbitrazhi ndërkombëtar, gjë që specifikohet në Marrëveshjen që u votua në Kuvend. Bazuar në të gjitha informacionet që do të mblidhen, shtoi ai, do t'i propozohet një vendim Kuvendit!, i cili do të ketë fjalën e fundit.

Lidhur me atë se kush do të jetë përgjegjës për mos kryerjen e autostradës dhe gjobat e mundshme financiare, Kovaçevski theksoi se ndërtimi i infrastrukturës është përgjegjësi dhe autoritet i Ministrisë së Transportit, por se përgjegjëse për projektet janë shtëpitë projektuese që i kanë bërë projektet, ndërsa ata, siç theksoi, kanë emër e mbiemër dhe licenca që i kanë marrë në këtë vend. Përgjegjës për kryerjen e punimeve, shtoi ai, është kontraktori që ka kontratë me fuqinë e ligjit. Ai shtoi se pala kontraktuese, kontraktori, në bazë të projekteve të projektuesve me licencë, kanë pranuar që autostradën ta përfundojnë deri në fund të vitit 2023 përmes një aneksi të Marrëveshjes që është miratuar nga Kuvendi.

Afati për realizimin e autostradës Kërçovë-Ohër skadon më 31 dhjetor të këtij viti dhe deri atëherë, sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, duhet të merret vendim me zgjidhjen më të përshtatshme për realizimin e mëtejmë të projektit. Ndërtimi i autostradës, e projektuar me një gjatësi totale prej 57 kilometrash, filloi në vitin 2014 dhe nga 374 milionë që ishin planifikuar fillimisht, arriti në 598 milionë euro. Ajo nuk ka përfunduar pavarësisht disa anekseve të Marrëveshjes me "Sinohidro" kineze me të cilën u zgjatën afatet.  

Foto: MIA printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR