Është djegur një automobil në qendrën tregtare Ist Gejt Moll, zjarri u shua
- Qendra tregtare Ist Gejt Moll sot u evakuua, pasi paraprakisht janë aktivizuar alermet për zjarr.
- Post By Besnik Shuki
- 15:36, 25 nëntor, 2023

Shkup, 25 nëntor 2023 (MIA) - Qendra tregtare Ist Gejt Moll sot u evakuua, pasi paraprakisht janë aktivizuar alermet për zjarr.
Nga MPB për MIA-n informojnë se bëhet fjalë për automobil të djegur "reno laguna" në parkingun nëntokësor të qendrës tregtare dhe se zjarri u lokalizua nga ana e sigurimit. bsh/
Foto: MIA arkiv