• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është arrestuar shkupjani i dyshuar për vjedhje dhe grabitje në rrethinën e Qendrës së transportit në Shkup

Është arrestuar shkupjani i dyshuar për vjedhje dhe grabitje në rrethinën e Qendrës së transportit në Shkup

Shkup, 9 dhjetor 2024 (MIA) - Policia kumtoi se dje në orën 6:15 në fshatin Kuçevishtë të Shkupit, është privuar nga liria D.P.(26) nga ky fshat, i cili dyhsohet se gjatë këtij viti, në rrethinën e Qendrës së transportit në Shkup ka kryer disa vepra penale si "grabitje" dhe "vjedhje të rëndë" dhe për të kanë shkruar qytetarët në rrjetet sociale.

"Ai është mbajtur në Stacionin policor Aerodrom dhe në konsultim me prokurorin publik ndaj tij është parashtruar padi penale në procedurë të shpejtë. Gjykatësi i procedurës paraprake i caktoi masë paraburgimi prej 30 ditëve, pas çka është dërguar në Instituionin ndëshkues - përmirësues Kumanovë për vuajtje të masës, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç kumtoi paraprakisht Prokuroria publike, Prokuroria themelore publike Shkup solli Urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër 26-vjeçarit të dyshuar se ka kryer disa vepra penaëe ndaj pronës - vjedhje dhe grabitje të rënda. Viktimat ishin gra apo vajza të mitura, të cilat i dyshuari i ka sulmuar në lokacione të ndryshme në Qendër dhe Aerodrom dhe më pas u ka marrë gjësende me vlerë, kumtoi sot Prokuroria publike.

"Janë siguruar dëshmi të cilat ofrojnë dyshimin e bazuar se ai ka kryer së paku pesë vepra të këtilla penale, me ç'rast ka përfituar dobi pronësore të paligjshme prej rreth 100.000 denarëve. Meqë ekzistojnë rrethana të cialt bëjnë me dije për rrezik nga ikja, mundësi të ndikimit ndaj procedurës dhe posaçërisht gjaasa për të përsëritur vepra të këtilla, prokurori publik i propozoi gjykatësit të procedurës paraprale nga Gjykata themelore penale Shkup caktim të masës së paraburgimit për të dyshuarin", informoi Prokuroria. ab/

Foto: МРB 

 

QËNDRONI TË LIDHUR