• e shtunë, 29 qershor 2024

Është arrestuar një kontrabandist me emigrantë

Është arrestuar një kontrabandist me emigrantë

Shkup, 28 gusht 2023 (MIA) - Në vendin e quajtur "Sveta Mina" në Kumanovë dje në orën 17:50 nga nëpunës policorë nga Njësia mobile pranë Sektorit për punë kufitare dhe emigracione është privuar nga liria M.A.(28) nga fshati Studeniçan i Shkupit, për shkak të veprës së kryer penale, kontrabandim i emigrantëve.

Siç informon MPB, ai, duke e drejtuar automjetin "audi" në autostradën E-75 nuk është ndalur në shenjën e dhënë për ndalesë të automjetit nga nëpunësit policorë dhe ka ikur, por së shpejti, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, ai është ndalur dhe privuar nga liria.

"Në automjet janë gjetur pesë persona emigrantë nga Siria", kumtuan nga MPB.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet padi adekuate. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR