• e diel, 22 dhjetor 2024

Është arrestuar i dyshuari për ofrimin e ndihmës lidhur me vrasjen në kafenenë "Album Shisha", i është caktuar masa e paraburgimit

Është arrestuar i dyshuari për ofrimin e ndihmës lidhur me vrasjen në kafenenë

Shkup, 8 gusht 2023 (MIA) - Nëpunës policprë nga SBP Shkup në bashkëveprim me Njësinë speciale antiterroriste "Tigrat" dhe Sektorin për bashkëpunim ndërkombëtar policor-Dega gjurmime, kryen bastisje në një shtëpi dhe e arrestuan G.M.(31) nga Shkupi, i cili ishte i kërkuar me fletë-arrest nga Prokuroria kompetente lidhur me vrasjen në kafenenë "Album Shisha" që ndodhi në Shkup më[ 6 mars të këtij viti.

"G.M. është mbajtur në stacion policor dhe ndaj tij, në PTHP Shkup është parashtruar padi penale me procedurë të shpejtë për vepër të kryer penale "ndihmim" sipas nenit 24 të KP lidhur me veprën penale 'vrasje' sipas nenit 123 nga KD, kryer më 06.03.2023. G.M. i është dorëzuar PTHP-së për procedurë të mëtutjeshme", theksuan nga MPB.

Nga Prokuroria themelore publike Shkup, ndërkaq, konfirmuan se është sjellë Urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër një personi për të ciloin ekziston dyshimi se ka ndihmuar gjatë kryerjes së veprës penale - Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 3 lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 24 të Kodit penal.

Më 6 mars, në Shisha bar në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, sulmues të veshur me të zeza, ngjashëm em uniforma, në vendin e ngjarjes e vranë jeton Krivanjevën të njohur me emrin Zhila dhe Enes Isenin. Pas sulmit, grupi i vrasësve kanë ikur me automjetin Audi A6 i cili më vonë u gjet i djegur në Shuto Orizarë. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR