Është arrestuar i burgosuri i ikur nga burgu në vitin 2015, është kthyer në INP Idrizovë
- Në rajonin e Aerodromit mbrëmë rreth orës 22:40, nëpunës policorë nga Sektori për bashkëpunim policor - Sektori gjurmime, e privuan nga liria M.P.(34) nga fshati i Shkupit Majancë.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:40, 8 qershor, 2023

Shkup, 8 qershor 2023 (MIA) - Në rajonin e Aerodromit mbrëmë rreth orës 22:40, nëpunës policorë nga Sektori për bashkëpunim policor - Sektori gjurmime, e privuan nga liria M.P.(34) nga fshati i Shkupit Majancë.
Nga MPB sot kumtuan se ai ishte dënuar me dënimin me burg prej pesë viteve për vepër të kryer penale sipas nenit 215 nga Kodi penal, ndërkaq ishte i kërkuar me fletë-arrest qendror në bazë të urdhrit nga Institucioni ndëshkues-përmirësues Burgu Idrizovë për shkak të ikjes nga burgu në vitin 2015.
Personi është dërguar në institucionin ndëshkues-përmirësues për vuajtje të dënimit prej dy vite e gjashtë muaj. ab/
Foto: МIА