• e hënë, 20 janar 2025

Çollaku: Gjykata Kushtetuese e Rumanisë e anuloi rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, jo unë

Çollaku: Gjykata Kushtetuese e Rumanisë e anuloi rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, jo unë

Bukuresht, 13 janar 2025 (MIA) – Kryeministri rumun Marsel Çollaku deklaroi sot se anulimi i rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale është vendim i Gjykatës Kushtetuese, i cili duhet të zbatohet, e jo të komentohet. 

“Nuk kam sqarim për të dhënë, sepse nuk isha unë ai që i anuloi zgjedhjet”, u përgjigj Çollaku në pyetjen e gazetarëve nëse ka marrë më shumë sqarime pse janë anuluar zgjedhjet, duke pasur parasysh atë që autoritetet ende publikisht nuk kanë bërë të ditur se çka e ka shkaktuar vendimin e tillë.

“Ai është vendim i CCR i cili duhet të zbatohet, e jo të komentohet”, tha Çollaku, duke shtuar se nuk është problem i tij nëse Kalin Gjorgjesku edhe më tutje duhet të kandidohet për president. 

Më 24 nëntor, në Rumani u mbajtën zgjedhjet presidenciale, në të cilat kandidati i pavarur Kalin Gjorgjesku fitoi në rrethin e parë me 22,94 për qind të votave. Megjithatë, më 6 dhjetor, Gjykata Kushtetuese anuloi rezultatet e atyre zgjedhjeve, duke përmendur parregullsi serioze të konfirmuara nga dokumentet e deklasifikuara të Këshillit të Lartë të Sigurimit. Në shpjegim thuhet se Gjorgjesku e ka shkelur ligjin zgjedhor duke deklaruar zero shpenzime për fushatën ndërsa shërbimet e inteligjencës zbuluan se ai ishte financuar me një milion euro nga biznesmeni Bogdan Peshkir.

Në ndërkohë, koalicioni rumun në pushtet njoftoi se ka vendosur që të mbahen zgjedhje presidenciale më 4 maj, ndërsa nëse është e nevojshme edhe rrethi i dytë i votimit më 18 maj, pasi Gjykata Kushtetuese i ka anuluar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në nëntor të vitit të kaluar. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR