• e shtunë, 07 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Çollakova Dervishova për MIA-n: Kërkojmë ta bëjmë punën tonë, të gjendet zgjidhje tjetër për verifikimin e numrit të telefonit

Çollakova Dervishova për MIA-n: Kërkojmë ta bëjmë punën tonë, të gjendet zgjidhje tjetër për verifikimin e numrit të telefonit

Shkup, 26 shkurt 2025 (MIA) – Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë në shtet, Lilia Çollakova Dervishova sot pasdite për MIA-n deklaroi se mjekët amë kërkojnë të gjendet zgjidhje tjetër për verifikimin e numrit të telefonit, risi e sjellë nga ana e “Termini im”. 

“Mëngjesin e sotëm ka pasur një risi të prezantuar nga ‘Termini im’. Për secilin pacient që hynte, duhej të përditësonim numrat e tij të telefonit, t'i linim një porosi dhe më pas të merrnim një kod verifikimi, më pas të futnim atë kod. Ka pasur reagim nga kolegët, të cilët janë shprehur të revoltuar për këtë ndryshim”, sqaroi Çollakova Dervishova.

Sqaroi se në koordinim me mjekët amë ishte vendosur që sot në shenjë revolte, një orë të mos pranojnë pacientë, ndërsa mjekët të jenë në vendet e punës dhe qartë të tregojnë se për ata është e papranueshme kjo risi të jetë e detyrueshme nga 3 marsi. 

“Tre marsi është e hënë, ditë kur një numër i madh i njerëzve do të vijnë dhe do të bëjnë presion. A të kontrollojmë njerëz të cilët janë keq, me grip, të merremi me kontrolle ose të jemi operatorë telefoni? Është e nevojshme që kohën tonë tua kushtojmë pacientëve, ndërsa jo telefonave të tyre celularë”, theksoi Çollakova Dervishova. 

Thotë se ka edhe pacientë të cilët nuk kanë telefon, pacientë të cilët nuk dinë të lexojnë SMS porosi, ndërsa në mesin e pacientëve ka edhe fëmijë. 

“Kërkesa jonë është që të mos merremi me verifikim të telefonave. Të gjejmë zgjidhje tjetër për këtë çështje administrative dhe le të bëjmë punën tonë. Ne jemi mjekë, jo operatorë telefonikë. Askush nuk mund të prezantojë një risi të tillë pa na pyetur, pa u konsultuar me ne”, është e vendosur Çollakova Dervishova.

Nga Ministria e Shëndetësisë, sot informuan se në drejtim të përmirësimit të disponueshmërisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët, në sistemim "Termini im" është shtuar opsioni i verifikimit të numrit të telefonit. Kjo masë synon të sigurojë që pacientët në kohë të marrin njoftime për takimet e planifikuara dhe shërbimet e tjera shëndetësore, duke reduktuar në këtë mënyrë takimet e humbura, me çka optimizohet funksionimi i sistemit të kujdesit shëndetësor. 

Aktualisht, theksojnë nga Ministria, procesi akoma nuk është i detyrueshëm, por në periudhën në vijim do të bëhet i detyrueshëm gjatë vizitës te mjeku amë.

Megjithatë, sistemi parashikon përjashtime në disa raste: Emergjencat mjekësore – hyrja në sistem pa verifikim. Fëmijët dhe individët e dobët – mund të verifikohen përmes një personi tjetër (një numër telefoni për më shumë pacientë).

Përdoruesit e aplikacionit celular "Shëndeti im" mund ta kryejnë verifikimin në mënyrë të pavarur, pa përfshirë mjekun e tyre amë.

"Është e rëndësishme të theksohet se verifikimi bëhet një herë, që do të thotë se pacientët duhet vetëm të konfirmojnë numrin e tyre të telefonit gjatë takimit të tyre të parë. Ky ndryshim bazohet në analizat që treguan se një numër i konsiderueshëm i pacientëve nuk paraqiteshin në terminet e tyre për shkak të numrave të vjetër të telefonit. Për shembull, më shumë se 50 për qind e pacientëve me ekzaminime të planifikuara të gjirit nuk u paraqitën, duke rezultuar në humbjen e takimeve që mund të ishin përdorur për pacientë të tjerë", sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR