• e enjte, 04 dhjetor 2025

Çmimi mesatar i rrymës për konsumatorët fundorë, përveç amvisërive, në gjysmën e parë të vitit më i ulët për 8,7 për qind se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Çmimi mesatar i rrymës për konsumatorët fundorë, përveç amvisërive, në gjysmën e parë të vitit më i ulët për 8,7 për qind se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Shkup, 13 tetor 2025 (MIA) - Në gjysmën e parë të vitit 2025, çmimi mesatar i energjisë elektrike pa TVSH për konsumatorët fundorë, me përjashtim të amvisërive, lëviz nga 5,611 deri në 15,403 denarë për një kilovat orë, varësisht nga grupi i konsumatorëve. Çmimi mesatar i llogaritur arrin 7,945 denarë për një kilovat orë, që paraqet ulje prej 8,7 për qind në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2024.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, çmimi mesatar i energjisë elrktrike për amvisëritë në gjysmën e parë të vitit 2025 arrin 7,271 denarë për një kilovat orë, që paraqet rritje prej 0,7 për qind në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2024.

Çmimi mesatar, sërish, i gazit natyror pa tatim të vlerës së shtuar për konsumatorët përfundimtar, përveç amvisërive, lëviz nga 881,518 deri në 1.538,014 denarë për giga xhul sipas grupeve të konsumatorëve. Çmimi mesatar i shitjes me pakicë i gazit natyror për amvisëritë, sërish, është 2 065,145 denarë për giga xhul.

"Sipas grupit të konsumatorëve fundorë, të klasifikuar sipas konsumit të tyre mesatar vjetor: ulja, përkatësisht rritja e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, përveç familjeve, varion nga një ulje prej 13.7 deri në një rritje prej 9.4 përqind. Rritja e çmimit mesatar të gazit natyror për konsumatorët fundorë, përveç familjeve, varion nga 3.6 deri në 10.2 përqind", saktësojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR