• e hënë, 23 dhjetor 2024

Çmimet e produkteve industriale në prill janë rritur për 0.7 për qind në nivel mujor

Çmimet e produkteve industriale në prill janë rritur për 0.7 për qind në nivel mujor

Shkup, 11 qershor 2024 (MIA) - Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në muajin prill janë më të larta në nivel mujor për 0.7 për qind, ndërsa në nivel vjetor janë më të ulëta për një për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS).

Në prill krahasuar me marsin e këtij viti, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, janë më të larta me 4.9 për qind në sektorin e Minierave dhe guroreve për 1.6 për qind në Furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicioner për 0.5 për qind në Industrinë përpunuese, ndërsa janë të pandryshuara në sektorin e furnizimit me ujë; shmangien e ujit, menaxhimin e mbetjeve dhe aktivitetet e rehabilitimit të mjedisit.

Në prill të këtij viti krahasuar me prillin e vitit të kaluar, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, janë më të ulëta në sektorët e Minierave dhe guroreve për 0.3 për qind dhe në Industrinë përpunuese për 1.3 për qind, ndërsa janë më të larta në furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 2.6 për qind dhe në Ujësjellës; aktivitetet e largimit të ujit, menaxhimit të mbetjeve dhe rehabilitimit të mjedisit me 1.6 për qind. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR